My Twitter Feed

November 23, 2017

PROJEKT STATUT i “FEDERATA E SHOQATAVE SHQIPTARE NË GREQI”

Foto - Statuti

 

PROJEKT  STATUT

i
“FEDERATA E SHOQATAVE SHQIPTARE NË GREQI”

(F.SH.SH.G)

—————————–

Neni 1

THEMELIMI

Themelohet bashkimi i shoqatave shqiptare – Federata, me emërtimin:

“FEDERATA E SHOQATAVE SHQIPTARE NË GREQI”; e cila do të shënohet shkurtimisht “F.SH.SH.G.”, me seli qendrore në Athinë; e cila shtrihet dhe verpon në të gjithë territorin administrativ të Republikës së Greqisë.

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi ka karakter Jo – përfituese; Jo – qeveritare; Jo – politike dhe Jo – fetare.

Neni 2

QËLLIMET

Qëllimet e Federatës janë:

Përfaqësimi i shtetasve shqiptarë me rezidencë në Greqi në nivele më të larta shtetërore, shoqërore dhe në mediat vizive e të shkruara në Greqi e jashtë saj.

 Koordinimi i aktiviteteve dhe i veprimtarive të shoqatave, organizatave – anëtare të Federatës për arritjen e objektivave, por nuk ndërhynë në çështjet e brendshme statutore të tyre duke respektuar pamvarësinë e vetëveprimit të organeve drejtuese të anëtarësisë.

Ruajta e identitetit të Komunitetit Shqiptar: të gjuhës shqipe, të kulturës, traditave, historisë, dhe zakoneve tona.

Kuptimi gradual midis shoqatave shqiptare në Greqi, bashkëpunimi në veprimtaritë e përbashkëta me qëllim integrimin e Komunitetit Shqiptar në shoqërinë greke dhe europiane, duke ruajtur paralelisht identitetin tonë kombëtar.

Integrimi i Komunitetit Shqiptar në shoqërinë greke dhe europiane, kryesisht nëpërmjet ligjërimit, punësimit dhe qëndrimit të tyre në Greqi, barazisë përballë ligjit, mësimit të gjuhës greke, si dhe gjuhëve të tjera që ndihmojnë në kontaktet dhe marrëdhëniet me shkencën botërore dhe artin, si dhe lidhur me barazinë në punë, në shkollë, në arsim e në shërbimet publike.

Kultivimi i frymës së miqësisë e bashkpunimit ndërmjet Komunitetit Shqiptar e grek dhe të çdo lloj kombësie tjetër emigrantësh në Greqi.

Bashkëpunimi me mekanizmat shtetërorë, me organizatat Jo-Qeveritare (OJQ-të), me sindikatat në shërbim të integrimit sa më të shpejtë dhe normal të Komunitetit Shqiptar në shoqërinë greke dhe europiane.

Mbrojtja dhe sigurimi i të drejtave politike, shoqërore dhe kulturore të Komunitetit Shqiptar në Greqi, veçanërisht për marrjen e shtetësisë greke e më tej.

Veprimtari dhe pozicionim kundër: krimit dhe kriminelëve të çdo kombësie; kundër dallimeve raciale dhe etnike; kundër mangësive ligjore dhe zvarritjeve burokratike që rëndojnë jetën e Komunitetit Shqiptar në Greqi.

 

Rritja e solidaritetit dhe shtimi i numrit të organizatave sipas krahinave e profesioneve.

Sigurimi i ndihmës për Komunitetin Shqiptar në rast nevoje e fatkeqësive natyrore.

Komunikimi dhe bashkëpunimi me shoqata apo grupime të tjera shoqërore që kanë të njëjtat qëllime si në Greqi dhe jashtë saj.

Neni 3

Mjetet për përmbushjen e qëllimeve.

Mjetet për realizimin e këtyre qëllimeve janë:

Krijimi i zyrave, bibliotekave e ambienteve argëtuese për Komunitetin Shqiptar.

Zhvillimi i çdo lloj aktiviteti, takimi, dialogu, referenca, seminare e shkëmbim përvoje etj.

Krijimi i Organit të shtypit, organizimi i aktiviteteve kulturore si dhe hapja e klasave për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Greqi.

Krijimi i faqes/ve elektronike në rrjetet sociale në internet dhe Qendra Informuese për Komunitetin Shqiptar dhe në prespektivë në qytetet më kryesore stacion radioteleviziv në gjuhën shqipe.

Krijimi i Komisioneve për ndihmë, si dhe vendosja e “Kutia e Kontributit” të përbashkët për të përballuar nevojat në raste emergjente.

Federata do të përdor edhe rrugë e mjete të tjera ligjore për arritjen e qëllimeve të saj.

Neni 4

Burimet Financiare dhe shpenzimet

Për administrimin e të ardhurave financiare dhe shpenzimeve zgjidhet një Komision prej 3 (tre) vetave, njëri prej tyre kryetar.

Burime financiare të Federatës:

nga e drejta e rregjistrimit të shoqatave të ligjëshme në Federatë si dhe kuotat e veçanta mujore për anëtarësinë e saj, vlera e të cilave caktohet nga Këshilli Drejtues i Federatës.

Nga çdo e ardhur e përfituar prej aktiviteteve të saj.

Kontribute të veçanta, donacioneve, sponsorizimeve, granteve etj.

Zbritja nga tarifat që paguajnë emigrantët në Ambasadë e Konsullatat Shqiptare; nga doganat, si dhe nga çdo lloj mënyre tjetër ligjore, pasi të jetë miratuar nga Këshilli Drejtues i Federatës.

Federata do të shfrytëzoj edhe mundësi të tjera të cilës këtë të drejtë ia jep statuti i saj.

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi nuk pranon në asnjë rast ndihma ose të ardhura finaciare nga individë ose grup individësh apo shoqëri të inkriminuara me krimin, prostitucionin, drogën, si dhe nga shoqëritë raciste, ose subjekte që kanë qëllime përfitimi jo të sinqeta ndaj saj.

Shpenzimet financiare të Federatës:

Për të blerë pajisjet e zyrave e ambienteve të tjera të Federatës që i shërbejnë Komunitetit Shqiptar

Për të mbuluar shpenzimet e qerave të ambienteve në përdorim, faturat e harxhimit për dritat, ujin, telefon/faks, internet, letër e bojë shkrimi, të reklamave e llogarive të tjera për blerjen e pajisjeve elektornike, filmike e fotografike etj.

Për të mbuluar shpenzimet (dietat) e përfaqëuesve të Federatës kur ata shkojnë me shërbim jashtë Atikisë, ose jashtë territorit administrativ të Greqisë si: bileta udhëtimi, hotelet, ushqimi ose lënda djekëse të automjeteve në përdroim etj.

E njëjta politik ndiqet edhe për rastet e individëve të ftuar nga Federata. Në këto raste urdhri i shërbimit ose ftesat me emra të cilësuar vendosen dhe firmosen nga kryetari i Federatës.

Për të mbuluar shpenzimet për seminaret e veprimtarit kulturore e artistike që organizon Federata të cilat janë të planifikuara në programin vjetor të saj.

Për të ndihmuar individë apo familje në nevojë në raste të veçanta me banim në Greqi ose Shqipëri.

Për të mbuluar shpenzime të udhëtimit në raste ekskursionesh.

Për pagesat mujore (rrogën) për kryetarin/en, sekretarin/en e përgjithshme, zëdhënësin/en e Shtypit të Federatës dhe të pjesës tjetër të bordit drejtues sipas mundësisë financiare që ka Federata.

Vendimin për vlerën konkrete të pagesave mujore e merrë Këshilli Drejtues i Federatës.

Për të gjitha rastet e paraqitura në nenin 4, organi kompetent për vendimarrje është Këshilli Drejtues me propzim të kryesisë përkundrejtë materilait të paraqitur me shkrim me përgjegësinë e kryetarit të Federatës dhe çdo veprim për shpenzimet financiare vërtetohen detyrimisht me fatura që i mbanë në ruajtje arkivi i Federatës, të firmosura nga financieri dhe kryetari i Federatës.

Komisioni i Financës, jep llogari në Këshillin Drejtues dhe kryetari i Komisionit (financieri) është përgjegjësi ligjor për të ardhurat financiare, shpenzimet dhe administrimin e të gjithë dokumentacionit përkatës.

Në të gjitha rastet vendimet e Këshillit Drejtues janë të ligjshme kur merren me votim apsolut.

Neni 5


ANËTARËSIMI

Anëtar i Federatës bëhet çdo Shoqatë, Organizatë, ose çdo Bashkësi Individësh që pranojnë Statutin e saj dhe që janë të ligjëruara me vendim Gjykate të cilat veprojnë brenda territorit adimistrativ të Greqisë.

Anëtarët e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi kanë të drejta të barabarta dhe detyrime të përcaktura në statutin e Federatës.

Kërkesat për anëtarësimin në Federatë bëhet me shkrim dhe i drejtohet Këshillit Drejtues të Federatës dhe vlerësohet po nga ai duke krijuar mundësinë e anëtarësimit në mbledhjen e tij të parë.

Kërkesat e Shoqatës, Organizatës apo Bashkësisë së individëve që dëshirion të anëtarësohet në Federatë, shoqërohet nga një kopje e statutit të saj, kopje e vendimit të miratuar nga Gjykata për themelimin, vërtetim vazhdimësie lëshuar nga Gjykata, kopje e proceverbalit nga Komisioni i Pranimeve i cili kontrollon legjitimitetin e Shoqatës, Organizatës apo Bashkësisë së Individëve, kopje e proceverbalit të të zgjedhurve në organet drejtuese si dhe fotokopje të dokumentit të identitetit të drejtuesve kryesor të saj shoqëruar me lejet e qendrimit të tyre.

Anëtarësimi në Federatë bëhet me vendim të Këshillit Drejtues me votim apsolut i hapur ose i mbyllur.

Anëtari kandidatë, kërkesa e të cilit është refuzuar një herë, ka të drejtë të apeloj për së dyti.

Gjithashtu, anëtari i refuzuar ka të drejtë t’i drejtohet edhe organeve të drejtësisë.

Neni 6

TË DREJTAT DHE DETYRIMET E ANËTARËVE

Anëtarët kanë të drejtë të marrin pjesë në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të Federatës.
Kanë të drejtë të prëfaqësohen në Këshillin Drejtues të Federatës nëpërmjet përfaqësuesve të tyre me të drejtën e fjalës, të zgjedhësit dhe të zgjedhurit në të gjitha organet e Federatës dhe të marrin pjesë në aktivitet e saj.

Anëtarët e Federatës kanë të drejtë të kandidojnë për postin e Krytarit/es së Federatës, ose në Komisionet e saj, kur të propozuarit prej tyre plotësojnë kriteret e parashikuara në Statutë.

Anëtarët kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtje morale dhe ligjore për anëtarësinë e tyre nëse ato nuk bien ndesh me qëllimet e Federatës dhe ligjin, si dhe kanë të drejtë të informohen për veprimtarinë e Federatës nga organet drejtuese të saj sa herë që e kërkojnë.

Anëtarët e kanë detyrim përmbushjen e kërkesave financiare të parashikuara në statutë, të kujdesen për promovimin e qëllimeve të Federatës dhe të respektojnë statutin e saj.

Për detyrimet financiare të tyre (anëtarit) ndaj Federatës, lidhet një kontratë e përbashkët me drejtuesit e Federatës dhe firmoset nga të dy palët e cila hynë në fuqi menjëherë dhe konsiderohet ligjore.

Gjithashtu anëtarët kanë detyrim të venë në dijeni kryesinë e Federatës, menjëherë pas zhvillimit të zgjedhjeve brenda tyre për zgjedhjen dhe emërimin në organet drejtuese me një kopje të procesverbalit të Komisionit të Zgjedhjeve, listën emrërore të delegatëve të tyre për në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës, si dhe përbërjen e kryesisë, apo të përfaqësuesve të tyre të ligjshëm në Këshillin Drejtues të Federatës pas çdo ndryshimi të bërë. Anëtari detyrohet të njoftojnë çdo ndryshim (amendament) të statutit të tyre, duke dorëzuar kopje të procesverbalit të mbledhjes së Përgjithshme të Shoqatës së tyre, si dhe kopje të vendimit miratues të Gjykatës për ndryshimet e bëra në Statutë.

Anëtarët detyrohen gjithashtu të njoftojnë 15 (pesëmbëdhjet) ditë më përpara për zhvillimin e mbledhjeve të organeve drejtuese të tyre, e të siguroj pjesëmarrjen në të, të përfaqësuesve të Federatës me të drejtë fjale.

Neni 7

HUMBJA E ANËTARËSISË

Anëtarët në çdo rast mund të largohen me vullnet të lirë nga Federata, me vendim të bazuar të Statutin e tyre, përkundrejtë kërkesës që paraqesin me shkrim në Këshillin Drejtues të Federatës e shoqëruar me vendimin e arsyetuar nga organet drejtuese të tyre të firmosur e vulosur nga i gjithë bordi drejtues të saj.

Anëtari largohet nga Federata edhe në rastin kur ka shkelur sistematikisht Statutin e Federatës, duke rënë në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e saj mbasi është paralajmëruar 2-3 (dy-tre) herë.

Vendimin e largimit të anëtarit nga Federata e merrë Asambleja e Përgjithshme e Federatës me votim të hapur e shumicë apsolute votash.

Largimi i anëtarit nga Federata bëhet edhe në rastet kur me vendim gjykate ka humbur të drejtën ligjore të vazhdimësisë së saj në territorin administrativ të Republikës së Greqisë.

Anëtari i Federatës që për një periudhë të gjatë kohore ka munguar pa arsyetim nga veprimtaritë e saj, kryesisht në mbledhjet e organeve drejtuese, ose që nuk ka shlyer detyrimet financiare dhe çdo detyrim tjetër që rrejdh nga ky statut, mbasi është paralajmëruar 2-3 (dy-tre) herë largohet nga Federata me vendim të Asamblesë së Përgjithshme me votim të hapur e shumicë apsolute votash.

Anëtari i larguar ka të drejtë të rikthehet në Federatë duke pranuar statutin e saj dhe të shlyej të gjitha detyrimet e prapambetura para largimit nga Federata.

Për çdo rast largimi të naëtarit nga Federata përgatitet material me shkrim i argumentuar nga Këshilli Drejtues për shkaqet e largimit, i cili është firmosur nga kryetari i Federatës.

Për të gjitha rastet e largimeve nga Federata, anëtari i larguar nuk gëzon azgjë nga pasuria e tundshme ose e patundshme e Federatës.

Anëtari i larguar nga Federata ka të drejtën e apelimit në të gjitha instancat përkatëse brenda 7 (shtatë) ditëve pas marrjes dijeni të vendimit.

Neni 8

ASAMBLEJA (MBLEDHJA) E PËRGJITHSHME E FEDERATËS

Asambleja e Përgjithshme e Federatës është organi më i lartë vendimarrës e sovran i saj, e cila vendos për të gjitha çështjet në zbatim të Statutit.

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, anëtarësia shpreh lirshëm vullnetin dhe mendimet e veta.

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme konsiderohet e ligjshme kur marrin pjesë 50 % (pesëdhjetë përqind) e përfaqsëuesve të ligjshëm të anëtarësisë së saj.

Për drejtimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme, fillimisht zgjidhet një presidium prej 3 (tre) vetash, njëri prej të cilëve kryetar/e.

Zgjedhja e tyre bëhet me votim të hapur nga të pranishmit.

Propozimet e presidiumit i paraqet më i moshuari/a i/e cili/a hap mbledhjen.

Presidiumi i zgjedhur menaxhon dhe zbaton programin e mbledhjes nga fillimi deri në fund të saj.

Programi i mbledhjes është hartuar nga Këshilli Drejtues i Federatës ku përfshihen dhe mendimet e anëtarësisë me përgjegjësinë e kryetarit të Federatës.

Programi i mbledhjes i bëhet i ditur anëtarësisë, të paktën 15 (pesëmbëdhjetë) ditë më përpara duke përdorur të gjitha mjetet dhe mundësitë e lajmërimit.

Çdo anëtarë i Federatës përfaqësohet në mbledhjen e përgjithshme me 5 (pesë) vetë, të cilët i zgjedh ajo me vullnetin e saj të lirë dhe që kanë të drejtën e votës.

Anëtari i Federatës ja bënë të ditur me shkrim kryesisë së Federatës listën e përfaqësuesve të vet, prej 5 (pesë) vetësh me emra të cilësuar, nga të cilët të paktën 2 (dy) janë femra, jo më vonë se; 7 (shtatë) ditë përpara se të zhvillohet mbledhja e Asamblesë.

Vendimet e Asamblesë së Përgjithshme merren me shumicë të thjeshtë të të pranishmëve të ligjshëm në mbledhje, me votim të hapur ose të fshehtë, me përjashtim të rasteve që përcaktohet ndryshe në Statutë.

Vendimet mund të merren edhe pa mbledhur anëtarësinë (pa Mbledhje të Përgjithshme të Federatës), nëse të gjithë anëtarët e Federatës deklarojnë me shkrim pëlqimin e tyre për një propozim të përcaktuar.

Nëse nuk arrihet pjesëmarrja (shumica) e duhur në mbledhjen e parë, në këtë rast thirret mbledhje tjetër e Asamblesë së Përgjithshme me të njëjtat pika të rendit të ditës brenda 1 (një) muaji pas mbledhjes së parë, e cila konsiderohet e vlefshme, pamvarësisht numrit të pranishmëve, mjafton të paktën të jenë të pranishëm 20 % (njëzet përqind) të përfaqësuesve të ligjshëm të anëtarëve të saj.

Mbledhja e përgjithshme e Asamblesë së Federatës zhvillohet 1 (një) herë në vit dhe analizon punën e bërë nga të gjitha organet drejtuese e komisioneve të saj. Miraton buxhetin, merrë vendime, bënë ndryshime në Këshillin Drejtues, në statutin e saj, anëtarson anëtarë të rinjë në Federatë ose bënë largime, ndryshime në numrin e komisoneve e në emërtimet e tyre.

Vendos për anëtar nderi e kryetar/e nderi të Federatës.

Federata bënë “Krytar/e Nderi” të saj, një nga figurat kontribues në bashkëthemelimin e saj; që ka drejtuar Federatën me përkushtim dhe që i ka rritur vlerat Federatës.

“Kryetari/ja e Nderit” është figurë e respektuar një dhe i/e vetëm/me.

Propozimi bëhet me shkrim nga të paktën 20 % (njëzet përqind) e anëtarëve të Federatës.

Vendimi merret i hapur dhe me shumicë apsolute.

Në të njëtjën mënyrë veprohet dhe për “Anëtar Nderi”
“Kryetari/ja e Nderit” dhe “Anëtari i Nderit”, nuk kanë detyrime financiare ndaj F.SH.SH.G-së.

Asambleja e Përgjithshme e Federatës mblidhet 1 (një) herë në çdo 3 (tre) vjet dhe bënë zgjedhjet e rradhës për të gjitha organet drejtuese të Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi.

A:
Në këtë mbledhje të Asamblesësë së Përgjithshme procedohet vetëm për zgjedhjet.

Asambleja e Përgjithshme zgjedh Kryetarin/en e Federatës me votim të fshehtë dhe alternativ.

Propozimet për kandidatin/en për kryetar/e të Federatës vijnë me kërkesë me shkrim me emër të cilësuar të anëtarit të Federatës që mendojnë të kandidojnë, duke e shoqëruar me vendimin që ka marrë shoqata dhe të gjithë dokumentacionin përkatës.

- Për dokumentacionin e dorëzuar përgjigjet përpara ligjit anëtari i Federatës dhe kandidati i propozuar prej saj.

Figura e kandidatit/es duhet të jetë e pastër, të ketë përvojë, të jetë komunikues, të ketë arsim të lartë, të ketë mbrojtur e të flasë mirë gjuhën greke, preferencë kanë rastet kur kandidati/ja zotërojnë edhe gjuhë të tjera, veçanërisht gjuha angleze, të jetë banor i ligjshëm brenda territorit adminstrativ të Republikës së Greqisë.

Kandidati/ja të njohë mirë statutin e Federatës dhe të mos mbaj njëkohësisht detyra të tjera jo publike të ngjashme, ose poste partiake apo publike.

Materiali me shkrim i ardhur nga anëtarët e Federatës për kanditaturat i dorëzohen Komisionit të Organizimit të Zgjedhjeve të paktën 7 (shtatë) ditë përpara ditës së zhvillimit të zgjedhjeve.

Ky komsion vendos për vlefshmërinë statutore të kandidatëve dhe mbasi provon ligjishmërinë statutore, e rregjistron kandidatin/en në fletën e votimit.

Kandidatët/et për kryetar/e të F.SH.SH.G-së kanë të drejtë të shpalosin programin e tyre me të gjitha format dhe mundësitë ligjore ndaj anëtarësisë.

Të drejtën eksluzive për të shpallur fitues për postin e kryetarit/es të F.SH.SH.G-së e ka Komisioni i Votimit, i cili zgjidhet nga mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme.

Fitues shpallet kandidati/ja që ka marrë më shumë vota.

Humbësit kanë të drejtën e ankimimit në organet kompetente brenda 10 (dhjetë) ditëve mbas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.

Kryetari i Federatës në detyre, ka të drejtën e rikandidimit për postin e kryetarit të F.SH.SH.G-së vetëm edhe 1 (një) herë.

Propozimin me shkrim si më sipër e bënë anëtari i Federatës i cili e ka propozuar në mandatin e parë.

B:

Asambleja e Përgjithshme e Federatës zgjedh anëtarët e Këshillit Drejtues të Federatës me votim të hapur dhe shumicë apsolute.

Sejcili anëtar i Federatës ka të drejtën e përfaqësimit në Këshillin Drejtues të saj me 2 (dy) anëtarë, njëra prej të cilëve të jetë femër.

Emrat e përfaqsëuesve (anëtarëve) të Këshillit Drejtues i propozon me shkrim vet anëtari i saj.

Propozimet me shkrim me emra të cilësuar i dorëzohen Komisonit të Zgjedhjeve të paktën 7 (shtatë) ditë para zhvillimit të mbledhjes.

C.

Asambleja e Përgjithshme zgjedh Komisonin e Kontrollit (Auditit) prej 3 (tre) vetash me votim të hapur dhe shumicë apsolute, me listë të parapregatitur.

Ç.
Asambleja e Përgjithshme miraton numrin (pa emera të cilësuar) dhe emërtimet e Komisioneve të veçanta me votim të hapur dhe shumicë apsolute, me listë të parapregatitur.

Të drejtë vote në të gjitha rastet e parashukuar për sa më sipër kanë vetëm përfaqësuesit e ligjshëm të anëtarëve të Federatës të cilët nuk kanë detyrime financiare ndaj saj.

Të drejtë vote kanë edhe përfaqësuesit e ligjshëm të anëtarëve (Shoqatat, Organizatat, Bashkësitë e Individëve) që miratohen në ditën e kësaj mbledhje si dhe të përfaqësohenohen në Komisione dhe në Këshillin Drejtues të Federatës.

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të F.SH.SH.G-së është e hapur edhe për anëtarët e tjerë të Shoqatave, Organizatave, Bashkësisisë së Individëve të shkallës së parë, njëkohësisht edhe për bashkëatdhetarë të Komunitetit Shqiptar, gjithashtu me ftesë të Kryetarit të Federatës marrin pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve të tjera, të shoqërisë vendase, të organizmave publike dhe jo publike.

Neni 9

KËSHILLI DREJTUES
(PËRFAQËSIMI)

Këshilli Drejtues i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi përbëhet (konstituohet) nga 2 (dy) përfaqësues ndër 5 (pesë) përfaqësuesit e ligjshëm të çdo anëtari që ka të drejtë pjesëmarrje në Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, prej të cilëve 1 (një) duhet të jetë femër.

Këshilli Drejtues është organi vendimarrës që verpon brenda hapësirës ndermjet 2 (dy) Mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme dhe që zbaton të gjitha vendimet e marra nga ajo.

Këshilli Drejtues mblidhet të paktën 1 (një) herë në 2 (dy) muaj dhe vendos për të gjitha çështjet që i përkasin Federatës, përveç rastet për të cilat kompetente sipas statutit është Asambleja e Përgjithshme.

Vendimet e Këshillit Drejtues merren me shumicë të thjeshtë të anëtarëve të ligjshëm të saj.

Këshilli Drejtues mblidhet me kërkesë të Kryetarit të Federatës dhe drejtohet prej tij dhe Sekretarit/es të Përgjithshme të Federatës: në rast të mungesës së kryetarit, zëvendësohet nga nënkryetari i radhës, në të njëtjtën mënyrë veprohet në çdo rastet kur mungon kryetari.

Këshilli Drejtues mblidhet dhe në raste emergjente ose kur e kërkon të paktën 20 % (njëzet përqind) të anëtarëve të tij me kërkesë me shkrim drejtuar kryesisë.

Në këtë rast, mbledhja thirret jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë.

Njoftimet për mbledhjet e Këshillit Drejtues bëhen me të gjitha mjetet dhe mundësitë e mundshme të paktën 5 (pesë) ditë përpara zhvillimit të mbledhjes duke u bërë të ditur dhe rendin e ditës.

Mbledhjet e Këshillit Drejtues janë të vlefshme kur marrin pjesë të paktën

50 % (pesëdhjetë përqind) të përfaqësuesve të anëtarëve të tij.

Vendimet të veçanta të Këshillit Drejtues të përcaktuara në Statut merren me votim të hapur dhe shumicë apsolute.

Këshilli Drejtues në mbledhjen e tij të parë, me propozim të kryetarit/es të Federatës zgjedh midis anëtarëve të tij kryesinë e përbërë nga:
Nënkryetarët, sekretarin/en e përgjithshme, financierin/en (arkëtarin), zëdhënësin/en e shtypit dhe sekretarët e tjerë.

Në rastet kur anëtri i kryesisë nuk kryen detyrën në përputhje me satutin, propozimin për shkarkimin e bënë kryetari i Federatës dhe mbasi shkarkohet me vendim të Këshillit Drejtues, ai mbetet anëtar i tij.

Këshilli Drejtues po në mbledhjen e tij të parë zgjedh anëtarët e Komisoneve të Veçanta brenda përfqësuesve me votim të hapur dhe me shumicë apsolute.

Mandati i anëtarit të Këshillit Drejtues është 3-vjeçar, siç parashikohet në statut.

Këshilli Drejtues përcakton dispozitat e rregullores së brendshme të rregulloreve të tjera, përcakton kompetencat dhe detyrat konkrete të anëtarësisë së tij, kontrollon kryerjen e detyrave nga të zgjedhurit në Kryesi dhe Komisone, si dhe merrë vendime e kontrollon të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit të Federatës.

Edhe në këto raste, marrja e vendimeve bëhet me votim të hapur dhe shumicë apsolut.

Këshilli Drejtues me votim të hapur dhe shumicë apsolute bënë anëtarësimet e reja në Federatë në zbatim të statutit të saj.

Nëse dështon mbledhaja e rradhës së Këshillit Drejtues, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve thirret mbledhja tjetër me të njëtjën rend dite, mjafton që pjesmarrja të jetë 20 % (njëzet përqindë) e anëtarëve të Këshillit Drejtues.

Këshilli Drejtues me propozim të 20 % (njëzet përqind) të anëtarëve të tij bënë vlerësime për anëtarë të dalluar të Federatës dhe individë të veçant, jep titullin “Anëtar Nderi” si dhe “Kryetar/e i/e Nderi” i/e Federatës.

Në të gjitha rastet propozimi bëhet me shkrim.

E njëjta procedur ndiqet edhe për figura jashtë anëtarësisë së Federatës, ose që jetojnë jashtë territorit administrativ të Greqisë që kanë kontribuar dhe janë dalluar në vlera njerëzore.

Anëtari i Këshillit Drejtues me dëshirën e tij mund të tërhiqet nga funksioni, në këtë rast ai/ajo duhet të shlyej të gjitha detyrimet që ka ndaj Federatës.
Anëtari i Këshillit Drejtues mund të largohet edhe në rastin kur e tërheq Shoqata, Organizata, Bashkësia e Individëve e cila e ka sjellë.
Në këto raste, largimet dhe ç’rregjistrimet e anëtarëve të Këshillit Drejtues argumentohen me material konkret me shkrim.

Për të gjitha rastet e largimeve, zëvendësimi i përfaqësuesit të larguar bëhet nga anëtari i Federatës i cila e ka sjell si përfaqësues të tij në Këshillin Drejtues.

Anëtari i Këshillit Drejtues i larguar, nëse gjykon padrejtësi ndaj tij, ka të drejtën e apelimit brenda 7 (shtatë) ditëve nga dita e komunikimit të vendimit.

Anëtarët e Këshillit Drejtues janë të gjithë bashkarisht përgjegjës për ecurinë e punëve në Federatë, siç përcaktohet në statutë.

Anëtari i Këshilli Drejtues që nuk pajtohet me marrjen e një vendimi të caktuar në mbledhjen e Këshillit Drejtues, në këtë rast është e drejta e tij që mospjatimi i tij me vendimin të shënohet në proceverbal dhe nga ky moment ai çlriohet nga përgjegjësia.

Anëtarët e Këshillit Drejtues dhe të Kryesisë, për raste të veçanta largohen nga organet drejtuese me vendim të Asamblesë së Përgjithshme me votim të hapur dhe shumicë apsolute.
Në rast kërkese me shkrim nga 20 % (njëzet përqind) e përfaqësuesve të Këshillit Drejtues ose anëtarësisë së Federatës për largimin e kryetarit të Federatës nga posti i kryetarit, largimi bëhet me vendim të Asamblesë së Përgjithshme me pjesëmarrjen e 2/3 (dy të tretat) të anëtarësisë së saj dhe kur votojnë PRO shkarkimit të kryetrarit të Federatës 2/3 (dy të tretat) e përfaqësuesve të anëtarëve pjesëmarrës.
Në këtë rastë votimi është i fshehtë.

Në këtë rast, nëse kryetari i Federatës largohet nga posti dhe e gjykon si padrejtësi ndaj tij, ka të drejtën e apelimit brenda 7 (shtatë) ditëve nga dita e komunikimit të vendimit.

Mbledhjet e Këshillit Drejtues janë të hapura edhe për anëtarët e Shoqatave, Organizatave dhe Bashkësive të individëve të shkallës së parë, nëse ata dëshirojnë, por pa të drejtë vote.

Neni 10

KRYESIA

Kryesia e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi zgjidhet nga anëtarësia brenda Këshillit Drejtues të saj me propozim të kryetarit/es të F.SH.SH.G-së dhe përbëhet sipas rastit nga 5 (pesë); 7 (shtatë); 9 (nëntë); 11 (njëmbëdhjetë) etj., anëtarë dhe këtë e vendos me vullnet të lirë dhe shumicë apsolute votash Këshilli Drejtues.

Në kryesi të paktën (35-40) % duhet të jenë femra.

Në përbërjen e kryesisë zbatohet parimi i përfshirjes gjeografike, gjinore, brezave, specialiteteve dhe komuniteteve brenda nesh.

Në kryesi nuk mund të jenë më shumë se 2 (dy) anëtarë nga e njëjta shoqatë, organizatë apo bashkësi individësh të shkallës së parë, anëtare të Federatës.

Mandati i anëtarit të kryesisë së Federatës është 3-vjeçar.

Kryesia thirret nga Kryetari/ja e Federatës; në munges të Kryetarit/es me autorizimin e tij/saj, thirret edhe nga Nënkryetari.

Mbledhjet e kryesisë janë të vlefshme kur marrin pjesë 50 % (pezëdhjet përqind) e anëtarëve të kryesisë.

Mbledhjet e kryesisë së Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi thirret 1 (një) herë në 15 (pesëmblëdhjet) ditë.

Mbledhja e kryesisë thirret në raste të veçanta edhe me kërkesën nga të paktën 3 (tre) prej anëtarëve të saj.

Kryesia vepron brenda hapësirës ndërmjet 2 (dy) mbledhjeve të Këshillit Drejtues dhe zbaton me përgjegjësi vendimet e marrë prej Këshillit Drejtues.

Anëtari i kryesisë shkarkohet me propozim të kryetarit dhe me vendimarrjen e Këshillit Drejtues.

Anëtari i shkarkuar nëse e gjykon të padrejtë masën e marrë ndaj tij, ka të drejtën e ankimimit në të gjitha instancat ligjore.

Kryesia e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi nuk është organ vendimarrës, por ajo përgjigjet nën drejtimin e kryetarit/es për zbatimin e programit dhe vendimeve të marra nga të gjitha organet vendimarrëse të F.SH.SH.G.

Mbledhjet e kryesisë janë hapura edhe për anëtarët e shoqatave, organizatave dhe bashkësive të individëve të shkallës së parë, nëse ata dëshirojnë, por pa të drejtë vote.

Neni 11

KRYESIA – DETYRAT E ANËTARËVE

Brenda 2 (dy) javëve nga zgjedhja e saj, Kryesia mblidhet nën drejtimin e Kryetarit të F.SH.SH.G-së, i cili emëron dhe cakton detyrat e anëtarëve të kryesisë.

Kryesia përbëhet nga Kryetari i F.SH.SH.G-së, nga Nënkryetarët, nga Sekretari i Përgjitshëm, nga Arkëtari (Financieri), Zëdhënësi i Shtypit etj.

Sekretari i Përgjithshëm është numri 2 (dy) i Federatës.

Kryetari i Federatës përfaqëson Federatën e Shoqatave Shqiptare në Greqi në të gjitha marrëdhëniet me autoritet publike; jo publike; gjykatat; mediat dhe palët e treta brenda dhe jashtë territorit administrativ të Republikës së Greqisë si dhe drejton delegacionet e Federatës në të gjitha nivelet.

Kryetari i Federatës drejton mbledhjet e kryesisë të Federatës; të Këshillit Dremtues të Federatës dhe të organizmave të tjera brenda tyre dhe është përgjegjës për zbatimin e përpikët të statutit dhe të programit të F.SH.SH.G-së.

Kryetari i Federatës dhe Sekretari i Përgjithshëm firmosin të gjitha dokumentat e F.SH.SH.G siç parashikohet në statutë.

Nënkryetarët e kryesisë së Federatës mbulojnë problemet:
Çështjet e Kulturës e veprimtarive të tjera si seminaret, sportive etj; anëtarësimet e reja në Federatë; të drejtat e anëtarëve të Federatës dhe të mbrojtjes së të drejtave statutore etj.

Sekretari/ja i Përgjithshëm është numri 2 (dy) në Federatë, ai/ajo kujdeset për arshivën, regjistrat e anëtarësisë, vulën dhe dokumentacionin e Federatës, mban protokollin, postën dhe firmos bashkë me Kryetarin të gjitha shkresat e Federatës.

Arkëtari (financieri) kujdeset për librat e financave, të ardhurat dhe shpenzimet e Federatës, arkën, dhe pasuritë e patundshme të Federatës. Kryen vjeljen e të ardhurave dhe pagesat dhe është përgjegjës për menaxhimin e financave, duke raportuar pranë Këshillit Drejtues. Në fund të çdo viti harton raportin financiar, të cilin e paraqet për miratim në Këshillin Drejtues dhe pas këtij e paraqet në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme.

Zëdhënësi i Shtypit ka përgjegjësinë e përfaqësimit të Federatës në shtyp, në të gjitha Mediat e Komunikimit Publik, si dhe përgjegjësinë e marrëdhënieve të Federatës me të gjithë shtypin.

Materiali i përgatitur për shtyp i cili i referohet problematikave të ndryshme dhe politikave të Federatës bazuar në statutit e tij, publikohet pasi Zëdhënësi i Shtypit të F.SH.SH.G-së të ketë marrë mendimin e Kryetarit ose të Sekretarit të Përgjithshëm.

Zëdhënësi i Shtypit të F.SH.SH.G ka përgjegjësinë dhe detyrimin për të bërë transparente në të gjitha mediat dhe të gjitha format e informimit për gjithçka diskutohet, vendoset si dhe veprimtarinë e të gjitha organeve drejtuese të Federatës dhe të anëtarëve të saj.

Neni 12

ZGJEDHJET

Zgjedhjet e rradhës për të gjitha organet drejtuese në Federatën e Shoqatave Shqiptare në Greqi zhvillohen 1 (një) herë në çdo 3 (tre) vjet.

Zgjedhjet për secilin organ të F.SH.SH.G-së bëhen në zbatim të plotë të statutit të saj.

Konkretisht 1 (një) herë në 3 (tre) vjet zgjidhen:

1. Kryetari i F.SH.SH.G-së
2. Këshilli Drejtues i F.SH.SH.G-së
3. Komisioni i Kontrollit (Auditit) të F.SH.SH.G-së

4. Komisionet e veçanta të F.SH.SH.G-së numri dhe emërtimet e tyre.

5. Kryesia e F.SH.SH.G-së

Zgjedhjet e rradhës në organet drejtuese të F.SH.SH.G-së për të gjitha organet drejtuese të saj deklarohen të paktën 1 (muaj) më përpara zhvillimit të tyre duke përdorur të gjitha mjetet e komunikimit.

Një muaj para zhvillimit të zhgjedhjeve të përgjithshme në Federatë, mandatet e të zgjedhurve në organet drejtuese të Federatës nuk kanë më vlefshmëri, përveç rasteve kur statuti parashikon ndryshe, me përjashtim të Kryesisë dhe Kryetarit që vazhdojnë funksionin të konsideruar në detyrë.

Mbledhja e organeve për zgjedhjet e përgjithshme në F.SH.SH.G konsiderohet e ligjshme kur marrin pjesë 50 % të anëtarisës së saj.

Në rast se nuk arrihet korumi i nevojshëm në mbledhjen e parë, thirret mbledhja e dytë brenda muajit siç parashikohet në statutë.

Një muaj para ditës së zgjedhjeve me vendim të Këshillit Drejtues të Federatës, zgjidhet Komisioni i Organizimit e Zhvillimit të Zgjedhjeve për të gjitha organet drejtuese të F.SH.SH.G-së (prej 5-7 vetë), i cili kujdeset dhe detyrohet për zhvillimin normal e me standarte të zhvillimit të zgjedhjeve.
Ky Komision vepron edhe 20 (njëzet) ditë mbas ditës së zhvillimit të zgjedhjeve deri sa të kenë përfunduar dorëzimet dhe marrja e detyrave nga anëtarët e rinj siç parashikohet në statutë.

Gjatë periudhës 1 (një) mujore për fushatën e zgjedhjeve vepron vetëm kryesia e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi e drejtuar nga kryetari/ja e Federatës. Të gjitha organet e tjera të Federatës pushojnë së vepruari.

Të gjitha kanditaturat për në organet e për sa më sipër, me emra të cilësuar paraqiten në Komisionin e Organizimit e Zhvillimit të Zgjedhjeve të paktën 7 (shtatë) ditë më përpara zhvillimit të zgjedhjeve siç parashikohet në statutë.

Në raste të veçanta kur zgjedhjet e rradhës për në organet drejtuese të F.SH.SH.G-së (shtyhen) u zgjatet mandati, meret pëlqimi i anëtarësisë së Federatës dhe procedohet në të njëtjën mënyrë nga të gjitha organet e saj siç parashikohet në statutë.

Neni 13

KOMISIONI I KONTROLLIT (AUDITIT)

Komisioni i kontrollit (Auditit) përbëhet nga 3 (tre) anëtarë njëri prej të cilëve është kryetar/e.

Zgjidhet 1 (një) herë në 3 (tre) vjet për zgjedhjet e rradhës në F.SH.SH.G me votim të hapur dhe shumicë apsolute siç e parashikon statuti.

Komisioni i Kontrollit (Auditit) të F.SH.SH.G-së kontrollon financat e Federatës, të ardhurat dhe shpenzmiet e saj, në përputhje me zbatimin e statutit. Për nevojat e çdo kontrolli harton raport, i cili i paraqitet Këshillit Drejtues 1 (një) herë në 6 (gjashtë) muaj, dhe 1 (një) herë në vit në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës.
Komisioni i Kontrollit (Auditimit) të F.SH.SH.G-së është fuqi plotë dhe i pamvarur dhe ka mandat 3 (tre) vjeçar siç parashikohet në statutë.

Neni 14

LIBRAT

Organet drejtuese të Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi posedojnë libra si vijojnë:

Regjistri i anëtarësisë, bashkë me arshivën dhe shkresat e ligjërimit të çdo anëtari.

Procesverbalin e mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme të Përfaqësuesve

Procesverbalin e mbledhjes së Këshillit Drejtues

Procesverbalin e mbledjeve të Kryesisë

Librin e Financave për të ardhurat dhe shpenzimet sidhe librezën bankare të F.SH.SH.G-së

Librin i inventarit të pasurisë së tundshme dhe të patundshme të F.SH.SH.G-së.

Neni 15

EMBLEMA dhe VULA

Emblema e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi është statuja e “Nënë Shqipëri” në qendër dhe rreth saj kurora me kallëza gruri ku sipër citohet emërtimi i Federatës në të 2 (dy) gjuhët; shqip-greqisht dhe poshtë saj, viti i themelimit të Federatës me shifra 2004.

Vula e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi është një pemë me degë dhe e rrumbullakët. Rreth saj është shkuar emri i Fedratës në të dy gjuhët; shqip dhe greqisht.

Vula ruhet në zyrën e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi e mbyllur dhe e mbrojtur në vend të sigurt.

Neni 16

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Amendamentet e dispozitave të këtij Statuti, si dhe vendimi për shpërbërjen e Federatës merren me vendim të Asamblesë së Përgjithshme, për të cilën kërkohet shumicë e cilësuar prej 2/3 (dy të tretat) e anëtarësisë së Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, si dhe me shumicë votash prej 2/3 (dy të tretat) e përfaqësuesve të ligjshëm të anëtarësisë të pranishëm në këtë mbeldhje.

Vendimi për ndryshimin e emrit ose qëllimit të F.SH.SH.G-së merret unanimisht nga anëtarësia.

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi shpërbëhet edhe në rastin kur e vendos Gjykata.

Në rast të shpërbërjes së Federatës, mbledhja e fundit e Asamblesë së Përgjithshme vendos edhe për dispozicionin e aseteve të saj.

Neni 17

Ky Statut përbëhet nga 17 nene dhe u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Federatës (Shoqatave, organizatave, Bashkësisë së Individëve) sot më dt. ……….. 2016 që u zhvillua në Athinë.

PËRFAQËSUESIT E ANËTARËVE TË THEMELIMIT

Nga Shoqata “VËLLAZËRIMI” në Greqi
(me nr. regjistri. 24096, nr. i vendimit të miratimit 7532/2001)
1. Flutura         Ali                   Tafilaku           Dhikeu 91A, Kukaqi – Athinë
2. Mihal           Thanas             Dusha              Pakson 13, Peristeri – Athinë
3. Mihal           Llaqi                Jano                 Kipseli, J. Dhrosopulu 152 – Athinë

Nga Shoqata Kulturore Artistike “LABËRIA”
(me nr. regjistri 23882, nr. i vendimit të miratimit 1388/2001)

  1. Sokrat         Muhedin          Shehu              Mihail Vodha, Athinë
  2. Sotir            Qamil              Goxhaj            Karajani 76, Kipseli – Athinë
  3. Gjik                        Mamol             Mërkuri           Patision 314, Athinë

Nga Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë “DRITA”

(me nr. rregjistri 25413, nr vendimi të miratimit 8856/20014)

  1. Thanas        Llazar              Jani                  Athinas 52, Kallithea – Athinë
  2. Robert        Euriadh           Goro                Eftiqias 26, Iraklio – Athinë
  3. Novruz       Ibrahim            Habilekaj         28 Tetori, nr 39, N. Jonia – Athinë

Nga Shoqata Kulturore Artistike “LUSHNJA”

(me nr. regjistri 25693, me nr. vendimi të miratimit 810/2005)

  1. Jovan          Siko                 Mëhilli             Aharnon, Olimpias 20 – Athinë
  2. Viktor         Zoi                   Gjermeni         Irionos 3-5, Pagrati – Athinë
  3. Tajar           Islam               Venderesha     Velestiniu 21-25, Ampelokipi – Ahtinë

Nga Bashkësia e Individëve “FORUMI I INTELEKTUALËVE”

  1. Jani             Jashar              Zanaj               Ithonis 36, Egaleo – Athinë
  2. Paulin         Zef                  Shesatani         M.Boçari 14, Kallithea – Athinë
  3. Isail             Jaho                 Tafilaku           Sigru 78, Kukaqi – Athinë

Nga Bashkësia e Individëve, Shoqata Kulturore “PËRMETI”

  1. Vasil           Kici                 Logo                Asopiu 10, Akadimias – Athinë
  2. Suzana        Bato                Mero                Jonias 52, Artaki – Athinë
  3. Mirela         Vasil                Tasellari           Qefalinias 57, Kipseli – Athinë

Nga Bashkësia e Individëve, Shoqata Kulturore “KORÇA”

  1. Vladimir     Spiro                Prifti                M.Boçari 12, P.Faliro – Athinë
  2. Eva             Konstandin     Bitraku                        Leventes 26, Kaminia – Athinë
  3. Anila           Mihal               Begolli             Filolau 184, Pangrati – Athinë

Nga Bashkësia e Individëve, Shoqata Kulturore “LUNXHËRIA”

  1. Spiro           Petro                Xhavara           Akomunatu 47, Athinë
  2. Eleni           Niko                Zogeti              Gizi 19, Athinë
  3. Janaq          Qirjako            Janaqi              K. Patisia, Jonias 47 – Athinë

Nga Bashkësia e Individëve, Shoqata Kulturore “FIERI”

  1. Aleksandër             Rako                Prifti                Andromaqis 244, Kallithea
  2. Merita         Lili                   Bakalli             filaretu 49, Kallithea – Athinë
  3. Marsel         Mihal               Jano                 J. Dhrosopulu 126, Kispeli – Athinë

Nga Bashkësia e Individëve, Shoqata Kulturore “GJIROKASTRA”

  1. Vladimir     Jupe                 Sinani              Neivis 44, Patisia – Athinë
  2. Diana          Bajram             Lani                 Serifu 54, Patisia – Athinë
  3. Donika        Bajram             Petro                Dhomoku 20, Attiki – Athinë

Nga Bashkësia e Individëve, Shoqata Kulturore “GRAMSHI”

  1. Afërdia       Bajram             Velo                Qeramiku 10, Metaksurgjio – Athinë
  2. Petro           Tahir                Kryemadhi      Iliu 24, N.Jonia – Athië
  3. Shkëlqim    Rexhep            Muka               Dhodhekanisu 87 – Athinë

Kopje e saktë e origjinalit të këtij statuti, të kësaj organizate e cila u miratua me nr. vendimi 467/2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës dhe është  shënuar me nr. 751 në regjistrin e organizatave.
Athinë më 14-06-2007

 

                                        Ky Statut u përkthye dhe u përshtat nga:

 

    Etmond            Guri                                            Dhimitër Pandazo
Kryetar i FSHSHG-së, – Jurist                             Avokat

 

Comments are closed.