My Twitter Feed

November 23, 2017

Profesorët shqiptarë dhe grekë në Forumin Ekonomik të organizuar nga F.SH.SH.G, Universiteti Mesdhetar dhe Bashkia e Athinës

253349_4756867239231_952107126_a FEDERATA E SHOQATAVE SHQIPTARE NË GREQI, në bashkëpunim me UNIVERSITETINMESDHETAR TË SHQIPËRISË dhe nën kujdesin e çmuar të BASHKISË SË ATHINËS, organizoiforum ekonomik me temë: “Kriza ekonomike në Greqi dhe ndikimi i saj nëShqipëri”.
Në kuadër të forumit u prezantua dhe libri i Akademikut Anasatas Angjeli,anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Forumi ekonomik u zhvillua ditën e Premte më 26/04/2013, ora 18:00 -20:00,në amfiteatrin “Andonis Tritsis” në adresën: Akademias 50, Athinë!

Në këtë forum ekonomik mbajtën referenca shkencore:

1. Anastas Angjeli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
2.Elisabet Grappsa, Profesore e Historisë në Universitetin e Sorbonësnë Paris
3. Ilias Rubanis, Profesor fushën e Finacave në Universitetin e Firence,Itali.
4. Aristotel Pano, Profesor në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë
5. Edmond Guri, Kryetar i FSHSHG
Koordinator Jorgo Triha, Business Consultant

Në aktivitet morën pjesë Ambasadori Shqiptar në Greqi z. Dashnor Dervishi, përfaqësuestë Shoqatave Shqiptare ne Athine, intelektualë shqiptarë dhe grekë, përfaqësuestë mediave elektronike, televizive dhe të shtypit, si dhe qytetarë shqiptarë me banim në Greqi.

Ishte e pranishme dhe nën-kryetarja e Bashkisë se Athinës znj. Kondostathakou Eva, e cila në përshëndetjen e saj vlerësoi këtë aktivitet kaq të rëndësishëm, si u shpreh se bashkëpunimi mes Bashkisë së Athinës dhe F.SH.SH.G-së do këtë vazhdimësidhe do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen. “Ne do të mbështesim punën tuaj”,- tha ajo.

Në fjalën e tij, Kryetari i F.SH.SH.G-së, z. Etmond Guri pasi përshëndeti dhe falënderoi të pranishmit dhe në veçanti nën-kryetaren e Bashkisë së Athinës znj. Kondostathakou Eva, për kontributin dhe mbështetjen e saj për realizimin e këtij Forumi Ekonomik u shprehë:

“I nderuar z. Ambasador Dashnor Dervishi.I nderuar z. Anastas Angjeli…Zonja dhe zotërinj,Ky forum ekonomik, për të cilin jemi mbledhur sot, zhvillohet në kohën mëtë përshtatshme, pasi Greqia po përjeton një nga krizat më të rënda. Dhe siçjemi koshientë të gjithë, të parët që janë prekur nga kjo krizë financiare,janë emigrantët. Kjo u ndje që në fillimet e saj, në vitin 2010 ku një ngasektorët kryesorë të punësimit të emigrantëve, ndërtimi që ishtenjë ngashtyllat kryesore të ekonomisë vendase, pothuaj u paralizua. Papunësia që kapi shifra rekord, bëri që shumë emigrantë të kthenin sytë nga atdheu. Shumë prej tyre e panë Shqipërinë si alternativën më të mirë për të jetuar në këto kohë të vështira, ndaj dhe morën guximin për t’u riatdhesuar.Shumë familje të tjera, duke mos gjetur një mundësi tjetër jetese, presin mepadurim qershorin, kur fëmijët të përfundojnë vitin shkollor, për t’u rikthyer në Shqipëri. Emigrantët shqiptarë ndodhen në udhëkryq, pasi në Greqi i mbyti papunësia,ndërsa në Shqipëri i pret një e ardhme e pasigurt. Të ndodhur në këto kushte,ne si Federatë besojmë që është momenti më i përshtatshëm që shteti shqiptar të tregohet më aktiv dhe më pranë nesh. Emigrantët shqiptarë përpiqen tëriintregohen në shoqërinë shqiptare në mënyrë individuale. Kjo bën që atashpeshherë të bien pre e mosnjohjes së ligjeve apo të detyrimeve ndaj tyre. Edhe pse është folur shpesh për “formula magjike” që do t’i ndihmonin emigrantët të investonin në atdhe duke hapur biznese të tyre, shumë prej pronarëve të bizneseve të vogla ankohen se brenda një periudhe të shkurtër kohore janë gjobitur më shumë se njëherë, pasi nuk janë informuar në mënyrë të duhur nga entet përkatëse. Por drejt Shqipërisë nuk po kthehen vetëm biznesmenët. Si zgjidhjen më të shpejtë e shohin edhe emigrantët e thjeshtë, ata që nuk kanë mundur dot të sigurojnë jetesën e tyre. Mbi supet e tyre mbajnë peshën e një mijë pikëpyetjeve. Nuk e dinë se çfarë do të bëhet me pagat e papaguara nga punëdhënësit e tyre. Shteti grek, drejtësia heshtin dhe zgjidhje nuk u japin. Nuk dinë se çfarë do të bëhet me sigurimet shoqërore, me asistencën e shëndetësisë, me vitet e paplotësura për pension. Largimi në mënyrë kaotike dhe heshtja nga shteti amë ka bërë që shumë emigrantë të rikthehen përsëri në Greqi, për t’ia filluar nga e para. Kjo situatë e paqëndrueshme bën që askush të mos jetë në gjendje të japë një shifër të saktë sesa emigrantë kanë lënë përfundimisht Greqinë. Ndërkohë, një situatë e tillë e pa stabilizuar sjell pasoja akoma më tragjike për emigrantët. Ata, veç kursimeve të tyre, rrezikojnë të humbasin edhe lejet e qëndrimit, duke hedhur poshtë kështu gjithë vitet e tyre në Greqi. “Viktima” të krizës janë edhe emigrantët e brezit të dytë, të cilët nga shteti grek vazhdojnë të shihen si të huaj, ndërsa prindërit i detyrojnë të “emigrojnë” drejt një Shqipërie krejt të panjohur për ta. Të lënë në mes shkollën, shoqërinë dhe të detyrohen të jetojnë në një vend që vërtet është atdheu i tyre, por që as gjuhën amë nuk dinë ta flasin mirë. Këta fëmijë duhen ndihmuar, sepse shumë lehtë mund të bien pre e depresionit. Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, është koshiente për të gjitha këto probleme me të cilat përballen emigrantët. Qëllimi ynë është që ta ngremë zërinnë instancat më të larta të të dy shteteve. Emigrantët janë një kontingjent shumë i rëndësishëm që nuk mund të lihen në harresë. Zonja dhe zotërinj! Tashmë kohët kanë ndryshuar. Nuk jemi më në vitet ’90.Ndaj shpreh bindjen se duke dialoguar dhe parashtruar problemet tona, vjen edhe zgjidhja e tyre. Thonë se kur ndodhesh përballë dy vendimeve të rëndësishme, hidh një monedhë në ajër. Jo se monedha do të bëjë zgjedhjen e duhur për ty, por në momentin që monedha është në ajër, do kuptosh se për cilin vendim shpreson më shumë. Unë besoj se cilido qoftë vendimi i emigrantëve, qoftë rikthimi në atdhe apo qëndrimi në shtetin helen, ne duhet t’i gjendemi pranë në zgjedhjen e tyre. I uroj forumit punë të mbarë! Faleminderit”.

Në vijim radhën e mori Prof. Dr Anastas Angjeli, i cili fjalën e tij e filloi me falënderimet për F.SH.SH.G, Universitetin Mesdhetar dhe Bashkinë e Athinës për organizimin e këtij aktiviteti, duke vazhduar se si i lindi ideja për tëbërë këtë libër. “Jemi të detyruar ti afrojmë ç’mundemi shoqërisë. Jam marrë meekonomi dhe në këtë kohë krize mendoj që me librin tim dhe studimet e mia afroj dhe jap një kontribut në këtë drejtim. Kriza ndodhi në botën e globalizuar kështuqë nuk mund të jemi indiferentë dhe fatkeqësisht te mbetemi jashtë saj. Kriza ka prekur vendet si, Greqinë dhe Italinë ku jetojnë shumë shqiptare. Automatikisht kriza transferohet në Shqipëri. Pra, edhe pse janë bere disa lëvizje dhe përpjekje,Shqipëria po i afrohet zonës së rrezikut. Duhet një model i ri ekonomik përfundoi z.Anastas Angjeli, model për të cilin unë shpreh disa prej ideve të mija në libër se si mund të përballohet kriza ekonomike që ka kaptuar vendet në fjalë dhe që ndikon direkt mbi shtresat më të dobëta, siç janë emigrantët dhe padyshim edhe Shqipërinë që për më shumë se dy dekada e ka mbështetur zhvillimine ekonomisë së saj në dërgesat e emigrantëve, të cilat tashmë janë pakësuar shumë”, – u shpreh zoti Angjeli.

Znj. Elisabet Grappsa, Profesore e Historisë në Universitetin e Sorbonësnë Paris theksoi ne fjalën e saj: “Kriza transferohet në Shqipëri me kthimin e emigrantëve. Emigrantët kanë një përvoje pune nga Greqia dhe mund të ndihmojnë në Shqipëri me ketë përvojë”, – u shprehë ajo.

Më pas fjalën e mori Prof. Aristotel Pano: “Jam i kënaqur dhe ndjehem i nderuar që jam këtu të flas në këtë forum ekonomik dhe sidomos të prezantoj punën e ish studentit tim që ka arritur në nivelet më ta larta të hierarkisë në Shqipëri në ata të Akademisë së Shkencave, si anëtar i saj. Libri u vjen në ndihme të gjithëve për të përballuar fenomene të tilla në vende të tjera. Kriza mund të përballohet me bashkëpunim të përgjithshëm nga të gjitha organizmat ndërkombëtare”, tha ndër të tjerash në fjalën e tij Prof. Aristotel Pano.

Ilias Rubanis, Profesor në fushën e finance në Universitetin e Firences, si dhe këshilltar në Ministrinë e Financave të Greqisë, u mundua të specifikonte gjithë situatën duke dhënë detaje të hollësishme dhe të vlerësojë komunitetin shqiptar ashtu siç nuk ka tentuar askush në këtë vend, duke pohuar se: “Komuniteti Shqiptar në Greqi është me i madhi, me iorganizuari dhe komuniteti më i aftë. Shqiptarët janë përshtatur dhe janë integruar më së miri në shoqërinë greke, dallohen për punëtorë të shkëlqyer, për inteligjencë të lartë dhe si familjarë shembullor. Në bazë të statistikave nxjerrim konkluzionin që dikur Shqipëria varej nga emigracioni,por tashmë jo. Ka ritme zhvillimi por nuk duhet të humbasë trurin e kombit,duhet për të shkolluarit të krijojnë mundësinë që ata të kthehen dhe të japin kontributin e tyre për shtetin dhe shoqërinë shqiptare”, – tha Prof. Ilias Rubanis, i cili nuk ngurroj të krahasoj komunitetin shqiptar me atë grek dhe italian, që ishin pikërisht ata të cilët ngritën në “këmbë” ekonominë e Belgjikë dhe të Zvicrës në vitet e emigracionit të madh, me mënyrën e organizimit të tyre ku në vijim përfituan edhe vendet ëmë nga këta emigrantë të cilët, kaluan cakun e emigrantit duke u transformuar në investitor serioz dhe potencial.

Ne fund z Anastas Angjeli u dhuroi libra nga krijimtaria e tij tëpranishmëve, natyrisht dhe librin “Ethet e Krizës”

Comments are closed.