My Twitter Feed

November 23, 2017

Njoftim – Kujdes!

pasaporta
Njoftim – Kujdes!

Keqinterpretime të ligjit 4332/2015 për fitmin e nënshtetësisë greke nga fëmijët e lindur apo të shkolluar në Greqi!

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, pas pyetjeve të shumta si dhe pas keqinterpretimeve të ligit 4332/2015, të adresuara tek ne të tipit: “Avokati/ja ime më ka thënë se e fitojnë fëmijët nënshtetësinë -edhe pse nuk kemi dokumente-, dhe menjëherë pas tyre e fitojnë edhe ne”, si dhe shumë të tjerë të cilët nuk disponojnë leje qendrimi jo Titullare, ju këshillon të bëni kujdes, se JO të GJITHË kanë të drejtën e aplikimit.

Për më shumë detaje lexoni më poshtë, ose drejtohuni në zyrat tona në adresën:
Kapodistriou 38 & 3-i Septembriou, kati i 4-t.
Tel: 210 524 7933
698 569 9813

Dhënia e shtetësisë

Ndër 14 nenet që përmban drafti i titulluar “Reformat e dispozitave të kodit të nënshtetësisë greke” përcaktohet rruga për marrjen e nënshtetësisë greke për brezin e dytë të emigrantëve. Konkretisht, në nenin A (1) për nënshtetësinë parashikohet se përfitojnë: fëmijët që kanë lindur në Greqi dhe fillojnë klasën e parë këtu; fëmijët e huaj që kanë bërë gjashtë vjet shkollë fillore dhe tre gjimnaz, gjithsej nëntë vite, në Greqi; dhe grupi i tretë i përfituesve janë nxënësit që kanë kryer tre vjet lice dhe tre vjet universitet. Ndërkohë që do të përfitojnë dhe sa kanë kryer studimet e larta, në rast se kanë mbaruar liceun grek dhe kanë dhënë provimet panhelenike nëse aplikojnë deri në tre vjet pas diplomimit, por nuk llogariten vitet e kopshtit të të miturve. Duke lejuar nënshtetësinë vetëm në rast se fëmija ka kryer arsimin në Greqi, në periudhat që parashikohen, shpresohet se nenet nuk do të rrëzohen dhe se janë në konsensus, këtë radhë, me kërkesën apo vendimin e Këshillit të Lartë të Shtetit. Një ndryshim i rëndësishëm që është miratuar në qarkoren e Ministrisë së Brendshme greke është periudha e ligjshme që duhet të jenë prindërit në Greqi. Me dispozitat e reja, mjafton vetëm një nga dy prindërit të ketë qenë i ligjshëm të paktën 5 vjet para lindjes së fëmijës në Greqi. Nëse fëmija lind para se një nga të dy prindërit të paktën të ketë plotësuar pesë vite i ligjshëm në Greqi, atëherë e fiton të drejtën e nënshtetësisë kur prindi plotëson 10 vjet me dokumente të ligjshme.

Kriteret

Por detyrimet e prindërve nuk përfundojnë këtu, pasi gjatë aplikimit për nënshtetësinë greke të fëmijës duhet të jenë patjetër të ligjshëm ose të paktën një prej të dyve, disponues të lejes afatgjatë ose të lejes pa afat ose të lejes 10-vjeçare, me EDTO letërnjoftimi i posaçëm për homogjenët, të lejes si familjarë i shtetasit grek ose shtetasit të BE-së, të lejes së qëndrimit të brezit të dytë ose me lejen e qëndrimit si shtetas i BE-së. Jo dhe aq për kategorinë e familjes emigrante shqiptare, por gjithsesi të rëndësishme janë dhe statuset e tjera që mund të paraqesin prindërit si karta e azilantit politik ose e shtetasit të huaj në mbrojtje nga shteti. Fëmijët që marrin nënshtetësinë në moshë të mitur apo para martesës, regjistrohen “grekë” pa asnjë përcaktim tjetër. Në qarkoren e miratuar së fundmi, parashikohet se taksa për aplikimin për nënshtetësinë nga brezi i dytë i emigrantëve kushton 100 euro. Në ligjin e ri për emigrantët, parashikohet gjithashtu formulimi i një kodi të ri të nënshtetësisë që do të zëvendësojë aktualin.

Informacioni është i një rëndësie të veçantë, jeni të lutur ta shpërndani pasi ta keni lexuar!

Faleminderit për mirëkuptimin!

 

Comments are closed.