My Twitter Feed

April 24, 2018

Aktivitete:

-

Monday, September 19, 2016

Misioni i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

misioni

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi (FSHSHG), në përputhje me statutin e saj,  ka këto qëllime kryesore:

1. Të realizojë  mirëkuptimin gradual midis shoqatave shqiptare në Greqi për bashkëpunim dhe bashkëveprim në drejtimet kryesore që i shërbejnë integrimit në shoqërinë greke, duke ruajtur identitetin kulturor dhe kombëtar të shqipëtarëve.

2. Integrimin e emigracionit shqiptar në shoqërinë greke dhe në Evropë: Legalizimi, barazia para ligjit, gjuha greke dhe gjuhët e tjera që ndihmojnë komunikimin me shkencën dhe artin botëror, barazia në punë, në shkollë dhe shkollim, në shërbimet publike.

Për këtë:

Të nxitet fryma e miqësisë midis shqiptarëve, grekëve dhe emigracionit të çdo kombësie në Greqi

Të bashkëpunohet me organizmat, qeveritare, jo qeveritare dhe me sindikatat në funksion të integrimit sa më të shpejtë.

Të pozicionohemi:

- kundër krimit dhe kriminelëve të çdo kombësie

- kundër dallimeve raciale dhe etnike

- kundër  mangësive ligjore dhe zvarritjeve burokratike që rëndojnë jetën e emigrantëve

3. Ruajtjen e identitetit të emigracionit shqiptar: Gjuha shqipe, kultura, traditat, zakonet

Për këtë:

Të rritet cilësia e përfaqësimit të emigracionit shqiptar duke tentuar në përmirësimin gradual të imazhit për Shqipërinë dhe shqiptarët në Greqi, në Evropë dhe në botë.

Të nxitet zhvillimi i veprimtarive patriotike-kulturore sipas trevave të traditës dhe sipas shpërndarjes së emigrantëve në hartën administrative të Greqisë…

Në përditësim…

Comments are closed.