My Twitter Feed

November 23, 2017

Mesazh mbështetës nga INSTITUTI I ÇËSHTJEVE KOMBËTARE për Federatën dhe Komunitetin Shqiptar në Greqi!

sh

Mesazh mbështetës nga INSTITUTI I ÇËSHTJEVE KOMBËTARE për Federatën dhe Komunitetin Shqiptar në Greqi!

ALBANIAN INSTITUTE OF NATIONAL AFFAIRS
Tiranë, më 05.07.2015

M E S A Z H

Të dashur anëtarë të Komunitetit Shqiptar në Greqi,

Sot, Greqia, vendi ku Ju punoni dhe jetoni prej vitesh, po kalon momente të vështira sociale dhe ekonomike. Pas pak orësh aty do të zhvillohet referendumi për t’i thënë “Po” ose “Jo”, reformave të vështira që kërkon Trojka.

Ne jemi të ndërgjegjshëm se shoqëria greke së bashku me Ju, Komunitetin Shqiptar në Greqi, keni më shumë se 5-vjet që po përjetoni një nga situatat më të vështira jo vetëm ekonomike, rrënimin e vlerave njerëzore, por edhe të vetë demokracisë.

Ne, e ndjejmë që të gjithë Ju, bashkëatdhetarët tanë, këto momente i kanë kthyer sytë nga Shqipëria në pritje të mesazheve të shpresës. Si një nga komunitetet më të mëdhenj në Greqi dhe pjesë integrale e shoqërisë greke Ju nuk keni asnjë arsye ta ndjeni veten të vetmuar në këtë udhëkryq historik. Ne jemi me Ju, me zemër dhe me shpirt, pavarësisht rezultatit të referendumit! Ndaj thirrja jonë për të gjithë Ju shqiptarë që keni të drejtë vote është: Votoni të lirë, pa frikë, për të nesërmen Tuaj, sepse asgjë e keqe nuk do të ndodhë në një Europë që pasurohet nga vlera të reja.

Instituti i Çështjeve Kombëtare vlerëson se Greqia përbën një partner tregtar të rëndësishëm për Shqipërinë dhe ne shprehim besimin tonë se populli grek do të gjejë forcat për të kapërcyer këtë moment të vështirë. Duke përfituar nga rasti, u bëjmë thirrje të qëndroni në lartësinë e duhur, të shmangni çdo lloj provokimi, të tregoni maturi dhe solidaritet të plotë ndaj gjithë qytetarëve të këtij vendi mik, fqinjit tonë, i cili hapi hapi dyert në një moment të vështirë për Shqipërinë.

Në emër të Institutit gjej rastin të përgëzoj Federatën e Shoqatave Shqiptare në Greqi për qëndrimin e matur që kanë treguar në vlerësimin e kësaj situate dhe për mesazhet e paqes dhe të solidaritetit që kanë përcjellë jo vetë ndaj komunitetit shqiptar, por dhe në mbēshtetje të shoqërisë greke për përballimin me kurajo të kësaj krize.

Instituti i Çështjeve Kombëtare, si shprehës i aspiratave dhe vlerave kombëtare të popullit të vet, shpreh besimin se shqiptari është mirënjohës dhe iu gjendet pranë miqve të tij në ditët e tyre të vështira. Ne jemi të bindur se kjo situatë dramatike do të përmirësohet shpejt, ku Bashkësia Ndërkombëtare dhe klasa politike e Greqisë do të gjejnë zgjidhjen e duhur për të mirën dhe begatinë e popullit grek.
Me urimet më të mira!
Sinqerisht i Juaj,
Kastriot FRASHËRI
DREJTOR I PËRGJITHSHËM

Comments are closed.