My Twitter Feed

November 23, 2017

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi thyen tabutë, shkëlqen në festivalin anti-racist!

federata_e_shqiptareve_ne_greqi_1

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi thyen tabutë, shkëlqen në festivalin anti-racist!

 

Ka nisur festivali i 17-të Anti-racist në Athinë që do të zhvillohet më 28 – 30 Qershor 2013.

Siç dhe ju kishim njoftuar pak kohë më parë, Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi merr pjesë në këtë festival kaq të rëndësishëm dhe që në ditën e parë të tij, shkëlqeu. Të gjithë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Greqi, organizatat, lëvizjet anti-raciste dhe forca të ndryshme progresivie, kishin deklaruar pjesëmarrjen e tyre në këtë festival kaq të rëndësishëm për Greqinë dhe aq më tepër për solidarizimin e mbarë opinionit publik rreth çështjes madhore të racizmit që ka ndikuar kaq shumë në këtë vend duke marrë përmasa alarmante.

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, pas një diskutimi me kryesinë e saj, vendosi të marrë pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm, ku peshën kryesore e kishte rinia e saj, e cila është pa asnjë mëdyshje e denjë, inteligjente dhe në nivelin më të lartë të saj, për të prezantuar aty vlerat tona kombëtare. Dhe siç ne ishim të bindur për këtë, po ashtu dhe rinia e Federatës dhe e gjithë komunitetit shqiptar në Greqi, nën kujdesin e duhur, që në ditën e parë shkëlqeu, pasi u prezantua aty ashtu siç janë dhe vlerat kolosale të kombit shqiptarë.

Për prezantimin sa më dinjitoz të Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi dhe të komunitetit shqiptar, ishte ngritur një kioskë e përshtatshme, ku dominonin ngjyrat Kuq e Zi, sende të rralla tradicionale të kulturës shqiptare, fletë informuese rreth Federatës; kush jemi, cili është roli dhe misioni ynë, si dhe shumë informacion mbi kulturën, doket dhe zakonet e kombit shqiptar. Por, surpriza në këtë festival ishin veshjet tradicionale shqiptare, me të cilat ishin stolisur të rinjtë tanë. Ata nuk reshtën asnjë çast së kërcyeri e kënduari vallet dhe këngët tona tradicionale. Të rinjtë e Federatës tërhoqën gjithë vëmendjen e pjesëmarrësve pasi ishin më të organizuarit. U kryen takime të rëndësishme që në ditën e parë, ku veçoi ai me përfaqësuesin e UNESCO-s, i cili kërkoi një bashkëpunim edhe më të ngushtë midis dy organizmave për një prezencë më të gjerë dhe të një niveli më të lartë të komunitetit shqiptar në Greqi, sepse për të, “vlerat e kombit shqiptar janë të mëdha dhe duhen reflektuar edhe më shumë, që t’i mësojnë të gjithë”.

Gjithashtu, po i të njëjtit nivel ishte dhe takimi me përfaqësuesin e SEM-it (Këshillit të Integrimit të Emigrantëve) në Greqi, i cili u shpreh i befasuar dhe i mallëngjyer nga organizimi dhe aq më tepër nga prezantimi i vlerave tona kombëtare, ku këngët, vallet dhe fletët informuese ishin pikë plus. Ai u shpreh i befasuar dhe kërkoi një takim të nivelit më të lartë me Federatën, me qëllim që të bëhet i mundur përfaqësimi i komunitetit shqiptar në të gjitha Këshillat e Integrimit të Emigrantëve në të gjithë bashkitë e qyteteve të territorit të Greqisë që i kanë ngritur ato. Të shumta ishin dhe takimet me përfaqësues të komuniteteve të tjera, pjesëmarrëse në këtë festival, ku tematika e bashkëbisedimit ishte padyshim ato eçështjeve të emigracionit, dokumentacioni, ligjërimet, marrja e nënshtetësisë etj. Pas bashkëbisedimeve radhën e merrte fotografimi me të rinjtë tanë që shkëlqenin si yje.

Por, ndjej përgjegjësinë të falënderoj përzemërsisht disa persona të cilët mundësuan realizimin e këtij prezantimi kaq të shkëlqyeshëm dhe dinjitoz të Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, të cilët kontribuuan si fizikisht, moralisht dhe materialisht:

Ilsa Mane – Sekretare e Përgjithshme e F.SH.SH.G-së

Ardian Xhemali – Financier i F.SH.SH.G-së , njëkohësisht biznesmen dhe ishte ai i cili kontribuoi financiarisht për këtë festival.

Erestina Zaçe – Studente

Xhulieta Veizaj – Studente A

ida Naçi – Studente

Silva Kaceli – Studente, aktiviste shembullore

Vangjel Petro – Student

Eraldo Cipa – Student

Klement Rrasa – Student, aktivist shembullor me një kontribut të madh për komunitetin shqiptar në Greqi

Enis Fejzullahu – Student

Saimir Asalla – Aktivist shembullor

 

 

Nga Etmond Guri

Kryetar i F.SH.SH.G-së

federata_e_shqiptareve_ne_greqi_5 federata_e_shqiptareve_ne_greqi_4 federata_e_shqiptareve_ne_greqi_3 federata_e_shqiptareve_ne_greqi_2

Comments are closed.