My Twitter Feed

November 23, 2017

F.SH.SH.G: Përfaqësim në Bruksel nga sekretarja e përgjithshme Ilsa Mane

buk 1

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, po kthehet në një faktor shumë të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Greqi. F.SH.SH.G, po përdor çdo mënyrë ligjore dhe rregull, duke respektuar në mënyrë absolute ligjet e shtetit dhe demokracinë e këtij vendi, i cili ishte ai që i huazoj “dritën” e demokracisë mbarë botës.
Për të qenë sa më pranë emigrantëve, F.SH.SH.G insiston me të gjitha mënyrat dhe mundësit që i jepen, me qëllim që zëri i emigrantit të ngrihet deri në instancat më të larta të shtetit grek dhe atij shqiptar, madje deri dhe në Bruksel.
Duke u aktivizuar në zgjidhjen e problemeve të emigrantëve shqiptar në Greqi, Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi mori pjesë në seminarin tre-ditor të mbajtur në Bruksel nga data 11-06-2013, deri më 13-06-2013 me temë: “Zhvillimi i rrjetit bashkëpunues midis përfaqësuesve të SEM-it (Këshilli i Integrimit të Emigrantëve) dhe organeve të tjera të ngjashme të pushtetit lokal në rangun e Bashkimit Europianë dhe përfaqësuesve të organizatave të emigrantëve.” Objektivi themelor i pjesëmarrjes në seminar ishte paraqitja e ideve dhe shkëmbimi i përvojave me organizatat lokale për të lehtësuar integrimin e emigrantëve.
Sekretarja e Përgjithshme e F.SH.SH.G-së, Ilsa Mane zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme në këtë seminar me organizata si: IRFAM, që aktivizohet në Kërkimin Shkencore, me tematikë Edukimin e emigrantëve, ECRE (Këshilli Evropian i Refugjatëve ), ENAR (Rrjeti Evropian Kundër Racizmit) FEANTSA (Rrjeti Evropian i Strehimit dhe Banesave) dhe MAISHA (rrjeti Evropian i Grave Emigrante).
Konkluzionet nga ky seminar ishin:
• Duhet të reklamohet kontributi financiarë i emigrantëve në vendet pritëse.
• Është e nevojshme mbështetja e emigrantëve në tregun e punës nga organizatat e ndryshme.
• Duhet që emigrantët të mësojnë gjuhën lokale dhe jo vetëm, si dhe të përforcohet arsimi i tyre.
• Sa e rëndësishme është pjesëmarrja e emigrantëve në politikën lokale (E drejta e votimit dhe e zgjedhjes)
Gjithashtu u përmendën dhe dy praktika të “zgjuara”:
1. “Part time hero”( Ndihmë vullnetare nga qytetarët e vendit pritës nëpërmjet organizatave)
2. “Mentoring”(Çdo qytetar merr nën kujdesin e tij një emigrantë dukë i mësuar atij mënyrën se si funksionojnë institucionet e ndryshme)
Në këtë seminar të rëndësishëm morën pjesë përfaqësues nga bashkitë; Athinës, Halkidës, Olibos, Trikalas, Patrës, Janinës, Kastorias, nga disa bashki të ishullit të Kretës, Ilioupoli etj., por dhe nga organizata emigrantësh siç është ajon e Asante, që ka formën e një Unioni federatash, pasi brenda saj aderojnë Federata dhe shoqata nga të gjitha vendet që kanë emigrantë Greqi, si dhe Generation 2.0, Shoqata e Emigrantëve dhe përfaqësues nga Shoqata e Avokatëve të Greqisë.
buk 2buk 4buk 4buk 5

Comments are closed.