My Twitter Feed

November 23, 2017

Ambasadori Dashnor Dervishi pret kryesinë e FSHSHG-së

ambasado

Ditën e Enjte dt. 11 Prill, në orën 18 00 në Ambasadën Shqiptare në Athinë, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z. Dashnor Dervishi, priti kryesinë e sapozgjedhur të Federatës se Shoqatave Shqiptare në Greqi (FSHSHG).

Takimi u bë me kërkesën e Kryesisë së re të FSHSHG-së dhe me përgjigjen e menjëhershme të Ambasadorit Dervishi. Kryesia e sapozgjedhur e FSHSHG-së, që në mbledhjen e parë të saj hartoi një program emergjent për të cilin filloi nga puna pa mbaruar mirë mbledhjen. U komunikua që në atë moment me Ambasadorin shqiptar në Athinë z. Dashnor Dervishi. Të nesërmen e mbledhjes së kryesisë, u kontaktua me institucione greke dhe shqiptare që kane lidhje me çështjet e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Takimet, varen nga axhentat e këtyre institucioneve dhe do të bëhen në ditët dhe muajt e ardhshëm. I pari takim u bë në Ambasadën shqiptare në orët e vona të mbrëmjes, “jashtë radhe”. “E kam thëne dhe e them”, – tha Ambasadori Dervishi, duke vijuar: “jam i gatshëm në ç’do orë dhe në ç’do kohë për të pritur dhe biseduar me gjithkënd për problemet që na preokupojnë në përgjithësi dhe të emigranteve shqiptarë në veçanti, në mënyrë që të ndihmojmë qytetarët tanë dhe interesat e shtetit shqiptar, gjithmonë brenda kompetencave të Ambasadës dhe ligjeve në fuqi”. Nga kryesia e FSHSHG-së ishin të pranishëm: Etmond Guri, Kryetar, Ilsa Mane, sekretare, Librand Dhrami, nënkryetar, Irfan Abazi, sekretar organizativ për zgjerimin e FSHSHG-së dhe Festim Zace, Irma Zika, Ermal Sulaj, Mujo Feinaj, Dhimitra Malo, Ardian Xhemali si dhe Dhimiter Pantazo juristi i FSHSHG-së, të gjithë anëtarë të kryesisë në postin e sekretareve në fushat përkatëse. Nga Ambasada bashkë me Ambasadorin Dervishi ishte e pranishme dhe znj. Enkeleda Merkuri, Këshilltare, Ambasadore në Ambasadën Shqiptare në Athine. Takimi zgjati 2.5 orë.

U diskutuan çështje në të gjitha sferat që kanë të bëjnë me komunitetin shqiptar në Greqi. Më së shumti u diskutua problemi i toponimeve greke në pasaportat e fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi.

Z. Dervishi, shpjegoi punën e bërë për këtë ç’ështje nga pala shqiptare në nivele të larta me autoritetet greke duke ju kërkuar që ky problem të zgjidhet sa më shpejt, sipas ligjeve ndërkombëtare dhe Europiane. Sipas Ambasadorit Dervishi, pala shqiptare ka kërkuar nga pala greke, arsyet e këtij problemi të krijuar kohët e fundit si dhe ka këmbëngulur në zgjidhje të menjëhershme, duke sugjeruar disa zgjidhje edhe pse ato janë të vështira dhe me kosto për palën shqiptare. “Ne kemi pranuar”, tha Ambasadori Dervishi, “deri në ndërhyrjen tek regjistrat në Shqipëri edhe pse kjo nuk është e lehtë. Regjistrat ne Shqipëri tashme, janë në mënyrën elektronike i vetmi shtet në rajon që e ka një gjë të tillë. Ju kemi kërkuar dhe zgjidhjen me mënyrën dhe marrëveshjen që ka Greqia me vendet e tjera të rajonit si Turqinë, Bullgarinë dhe FYROM. Janë ngritur dy komisione prej 7 vetësh nga ministria e jashtme dhe ministria e brendshme që po punojnë për këtë problem. Po ashtu dhe një komision i përbashkët nga të dy shtetet. Bisedimet janë në vazhdim. Ne do të këmbëngulim për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe e shpresojmë”, theksoi z. Dervishi.

Ne takim u diskutuan dhe çështje të tjera si ajo e mësimit të gjuhës shqipe nga fëmijët shqiptarë në Greqi, qendra kulturore, problemi i patentave shqiptare, i pensioneve, i kthimit të emigranteve në Shqipëri akoma dhe i të burgosurve shqiptarë në burgjet greke të cilët fatkeqësisht janë shumë.

Kryesia e FSHSHG-së i dorëzoi Ambasadorit një plan-program për realizimin e të cilit kërkoi bashkëpunimin dhe ndihmën e Ambasadës. Gjithashtu dhe një kërkesë për takim në Presidentin e Shqipërisë z.Bujar Nishani, ku do të paraqiten problemet e qytetareve shqiptarë në Greqi. Natyrisht që Federata nuk zgjidh probleme. Ajo është një organizëm zyrtar, jofitimprurës që përveç anës kulturore, ruajtjes së identitetit, dhe punës koordinuese me organizmat e tjera shoqërore dhe shtetërore në lidhje me emigrantët në mënyrë që të lehtësojë zgjidhjen e problemeve. Federata aty ku është e nevojshme benë presion me të gjitha mënyrat nga fjala deri tek demonstrimi siç ishte dhe demonstrimi i fundit për nënshtetësinë greke që të mbrojë të drejtat e emigrantëve shqiptarë si dhe të zgjidhen problemet e tyre. Sidomos tani që Federata është me e zgjeruar më e organizuar me shoqata të reja nga Korinthi, Patra, Kreta, Selaniku e Kavalla, zëri i saj, automatikisht i komunitetit shqiptar në Greqi do të jetë më i fuqishëm. FSHSHG si i vetmi organizëm i shqiptarëve në Greqi i legalizuar sipas të gjitha ligjeve të shtetit grek me një kryetar të ri ne moshë, Etmond Gurin, jurist në profesion, me një kryesi me pesëmbëdhjetë anëtarë juristë, gazetarë, mësues, artistë, studentë secili përgjegjës në një fushë të veçantë, gërshetuar kjo me përvojën kemi besim se do ketë rezultat në punën e saj. Takimi u mbulua për shtyp nga gazetari Kujtim Vani.

Nga FESTIM ZACE
ambasado 1ambasado 2

Comments are closed.